Hyseni: Shumë shtetasë tanë u janë bashkuar luftërave terroriste
29 Mars 2017
Hyseni potencoi se është vendimtare për Kosovën që ta ruaj karakterin si shoqëri laike
Hyseni potencoi se është vendimtare për Kosovën që ta ruaj karakterin si shoqëri laike
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se Kosova ka qenë mjaft e prekur nga ideologjia dhe fenomeni i radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, ku një numër i madh i qytetarëve nga Kosova u janë bashkuar luftërave terroriste.
Sipas tij, ky fakt është mjaft alarmant dhe shqetësues. Këtë deklaratë Hyseni e dha gjatë një ligjërate që ka mbajtur sot para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë(AUK).
Por, për ta parandaluar këtë, Hyseni sqaroi se Kuvendi i Kosovës ka aprovuar një ligj, i cili e sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja terroriste.
Ministri Hyseni potencoi se është vendimtare për Kosovën që ta ruaj karakterin si shoqëri laike.
Hyseni tha me këtë rast se është detyrë e shtetit, por edhe e qytetarëve që të ruajë harmoninë fetare, tolerancën, mirëkuptimin ndërfetar dhe kulturor që mbretëron në Kosovë./21Media