Hyseni: VV po abuzon me sinqeritetin e LDK-së

“Gjithmonë ka një opsion të dytë”

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni në emisionin “Argument Plus” në RTV 21 tha se zotimi i LDK-së qysh para zgjedhjeve se nuk do të ketë koalicion tjetër përveç se me Vetëvendosjen po keqpërdoret nga kjo e fundit, përcjell portali rtv21.tv.

“Kam frikë se Vetëvendosja po abuzon me gatishmerinë me sinqeritetin dhe me transparencën që shquan LDK-në. E ka marrë VV-ja si duket tërësisht të gatshme që LDK-ja vetvetes ia ka mbyll çdo alternativë dhe nuk ka ku shkon duhet të hyjë në koalicion, por nuk qëndron ashtu ”, tha Hyseni duke shtuar LDK se ka një opsion të dytë që sipas tij është mbetja në opozitë. E se cili opsion do të zë vend kjo sipas Hysenit kjo varet prej Vetëvendosjes.

Edhe sot janë takuar Vetëvendosje dhe LDK, por që ende nuk kanë arritur që të merren vesh për bashkëqeverisje, dallimet e tyre qëndrojnë tek ndarja e postit kryesisht për atë të presidentit për të cilin këmbul LDK-ja./21Media

Back to top button