Dënohet më 28 ditë burgim

Loading...

Dënohet më 28 ditë burgim

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 28 ditë burgim një person, i cili në mënyrë simbolike i bëri varrin Presidentit Vladimir Putin.

Aktivisti, Karim Yamadayev është dënuar të martën në qytetin Naberezhnye Chelny, për shkelje të vazhdueshme të ligjit, duke krijuar ngjarje të tilla publike.

Ai ka thënë se po protestonte kundër një projektligji mbi “sovranitetin e internetit”, duke thënë se kjo kërcënonte lirinë e fjalës, raporton BBC.

Të mërkurën Rusia ka miratuar dy projektligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme. Në ndalimin e parë përfshihet “mosrespektimi” i shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse dhe përsëritja e këtyre veprave mund të dënohet me 15 ditë burgim. Projektligji i dytë ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen ne interesin publik”./oranews