Poezi nga Aleksandër S.Pushkini

Poezi nga Aleksandër S.Pushkini

I burgosuri

Lëngoj pas kafazit të burgut të zi.

Një shkabëz robinjë përballë më rri;
E ngrysur vështrimin ndër qiej vërvit,
Tund krahët, dhe gjellën e gjaktë skërmit,

E shqyen, e flak, dhe më sheh me trishtim,

Sikur kemi bashkë të njëjtin mendim.
Më grish me vështrime dhe zjen e këlthet,
“të nisemi” – thotë – “ku qjelli thërret”

Ne jemi dy zogj, pa liri s’rrojmë dot!

mbi male, vëlla, të vërsulemi tok,
Mbi detet e kaltër, të çiltër si lot,
Ku era… dhe unë baresim ngamot!…”