I burgosuri ikë nga Shërbimi Korrektues i Dubravës

Është njoftuar policia

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur me anë të një komunikate se një i burgosur është larguar nga Dubrava.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 18:00,  i burgosuri M.K është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.“, thuhet në komunikatën e tyre.

I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin SHKK ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi./21Media

Back to top button