I burgosuri arratiset gjatë përcjelljes për në gjykatë, pezullohen nga puna tre zyrtarë

Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) ka njoftuar se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakovë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale “lëndim i lehtë trupor”, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.
Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna./21Media

Back to top button