Dua mahnitëse në fustan të shkurtër

Dua mahnitëse në fustan të shkurtër

Dua Lipa habiti të gjithë me vendimin e saj ditë më parë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 35 milionë ndjekës, ka larguar të gjitha fotografitë, e bashkë me to ka fshirë edhe fotografinë e profilit.

Përveç Instagramit, të njëjtin veprim e bëri edhe në rrjetin social Twitter, shkruan rtv21.tv

Tashmë kur adhuruesit e saj janë shqetësuar me veprimet e këngëtares, ajo është shfaqur në Instagramin e të dashurit të saj Anwar Hadid.

Ky i fundit ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet Dua duke rregulluar flokët para pasqyrës në banjo, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë të zezë./21Media