Vdes viktima si pasojë e goditjeve me thikë

Vdes viktima si pasojë e goditjeve me thikë

I dashuri xheloz kishte therur me thikë të dashurën e tij, duke e lënë të vdekur.

Junior Fayiah Carlos, 27 vjeç, do të kalojë të paktën 19 vjet në burg pasi goditi me thikë të dashurën e tij 19-vjeçare Christine D’Cruz 35 herë në qafë, kokë dhe trup.

Ngjarja kishte ndodhur pas një argumenti për atësinë e fëmijës së tyre. Ngjarja kishte ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2017 në Perth të Australisë, transmeton rtv21.tv.

27 vjeçari kishte qenë i droguar në ditën e incidentit. Dyshja kishin qenë në një lidhje dy-vjeçare, gjatë së cilës kohë familja e zonjës D’Cruz raportoi se kishin parë mavijosje dhe lëndime në trupin e saj.

Trupi i 19 vjeçares u gjetnë banjo i mbuluar me batanije. Ndërsa, 27 vjeçari u dënua me 19 vjet burg./21Media