Dua dhe i dashuri rrëmbyen vëmendje të madhe

Dua dhe i dashuri rrëmbyen vëmendje të madhe

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke u kthyer kështu në bjonde, shkruan rtv21.tv

Pas Duas, ndryshim në pamje ka bërë edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Anwar Hadid i ka bërë flokët ngjyrë rozë.

24 vjeçarja dhe 20 vjeçari janë fotografuar së bashku, rrugëve të New York-ut.

Dua Lipa është bërë imazhi i brendit ‘YSL’ dhe ka realizuar një kampanjë për linjën ‘Libre’ me anë të cilës ka udhëtuar në disa kryeqytete të Evropës./21Media