Akuza të rënda ndaj të dashurit të ri të Nicki Minaj

Akuza të rënda ndaj të dashurit të ri të Nicki Minaj

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur reperja e njohur në Amerikë, Nicki Minaj ka bërë zyrtare lidhjen e saj me Kenneth Petty në Instagram. Por disa lajme tronditëse pushtuan mediat këto ditë për dashurinë e re të reperes.

Nicki Minaj

Nicki dukej shumë e lumtur në krahët e Kenneth, ajo madje postoi një fotografi me të në Instagram, gjatë festimit të ditëlindjes së saj të 36. Gjithsesi fansat nuk u ndjenë shumë të lumtur me lidhjen e re të reperes. Ata janë të shqetësuar për të pasi Petty në qytetin e New York ka qenë i akuzuar për përdhunim dhe ofendim seksual.

Ishte TMZ që bëri publike këto informacione. Ai ishte dënuar për tentim përdhunimi të shkallës së parë kur ishte 18 vjeç. Ndërsa vajza me të cilën ka tentuar të abuzojë ka qenë një 16 vjeçare, transmeton rtv21.tv.

Me të parë komentet në fotografitë e saj, Nicki Minaj reagoi menjëherë, ajo postoi një fotografi tjetër me të dashurin e saj me një mbishkrim mjaft interesant dhe thumbues për të gjithë ata që duan dhe vazhdojnë të flasin për jetën e saj./21Media