Çifti është i njohur për përcjellësit e showbiz-it ndërkombëtar

Çifti është i njohur për përcjellësit e showbiz-it ndërkombëtar

Që nga koha kur Dua Lipa ka filluar lidhjen e saj të re me Anwar Hadid, ajo ka ndryshuar stilin e saj.

Prej katër muajsh, Dua në çdo paraqitje të saj është dukur ndryshe nga ajo se si jemi mësuar ta shohim këngëtaren, shkruan rtv21.tv.

Ndikimi i 21 vjeçarit te këngëtarja nuk po cilësohet si pozitiv nga opinioni publik. Çifti kanë filluar të bashkëjetojn dhe lidhjet e Duas me familjarët e Anwar janë shumë të mira.

Vëllai i motrave Hadid, është tre vite më i ri se artistja dhe si duket kjo nuk po paraqet problem në lidhjen e tyre.

Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 51 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media