Reagon VV-ja

Reagon VV-ja

Lëvizjes Vetëvendosje për herë të pestë me radhë i janë dëmtuar banerët elektoral në qytetin e Deçanit. Sot përmes një reagimi në “Facebook” kjo parti thotë se ky veprim tregon frikën e cila i ka kapur bandat partiake që e kanë vjedhur Kosovën për 20 vite me radhë.

Në reagim të VV-së thuhet se fokus i dëmtimit të banerëve elektoral ka qenë baneri ku shfaqet fotografia e kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Albin Kurtit.

“Ky veprim i shëmtuar tregon frikën e cila i ka kapur bandat partiake që e kanë vjedhur Kosovën për 20 vite me radhë. Me pushtetin e tyre po largohet rinia, por me pushtetin e VETËVENDOSJES! do të largohet mafia! Ne do të vazhdojmë t’i vendosim banerët tanë, sipas ligjit, kudo. Subjektet e PAN-it, në panik sepse janë jashtë gare, po kërkojnë vazhdimisht të na provokojnë. Por ne nuk do të biem pre e provokimeve të tyre. Aktivistët tanë në Deçan, e në krejt Kosovën, kanë qenë në gjendje të ballafaqohen me guxim maksimal, dhe gjithnjë të fitojnë, përballë pushtetarëve abuzivë nga të gjitha partitë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

VV thotë se ata që e kanë lënë Deçanin pa investime, pa zhvillim ekonomik dhe pa urbanizëm sot kanë frikë, sepse sipas tyre ka ardhur koha që të humbasin bindshëm.

Po ashtu, në reagim potencohet se edhe pse është njoftuar Policia e Kosovës ende nuk kanë vepruar, ani pse veprimi ka ndodhur në qendër të qytetit ku hapësira është e monitoruar me kamera.

“Fatkeqësisht policia e cila është njoftuar zyrtarisht, nuk po vepron, edhe pse ky veprim i përsëritur pesë herë rresht ka ndodhur në qendër të qytetit në një hapësirë të monitoruar me kamera. Prandaj themi se me qeverinë Kurti, edhe policët do të çlirohen prej frikës dhe do të kenë mundësi ta zbatojnë ligjin njësoj për secilin, edhe për banditët e partive të vjetra”, thuhet në reagim.