I dënuari gjendet i vdekur në burg

Akuzohej si ndërmjetës i vrasjeve

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i vdekur në ambientet e burgut të Peqinit.

Mësohet se viktima është shtetasi Andon Mëhillaj, i cili ishte akuzuar si ndërmjetës i vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të dënuarit.

Emrat e Andon Mëhillajt dhe kushëririt të tij Genis Mëhillaj u bënë publike pas arrestimit të Juljan Sinanaj.

Mëhillajt dyshohen se kanë qenë çelësi i zbërthimit të të gjitha porosive të krimeve të pranuara tashmë nga Sinanaj. Ata paguanin këtë të fundit dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë treguar emrat e porositësve të vërtetë./oranews

Back to top button