Hadërgjonaj i gatshëm për t’i ndihmuar Kosovës

Hadërgjonaj i gatshëm për t’i ndihmuar Kosovës

Florent Hadërgjonaj pritet të jetë lojtari kyç në ndeshjet e radhës të Kosovës, kundër Cekisë dhe Anglisë.

Ai është i gatshëm të luajë kudo, vetëm për t’i  sjellë rezultate pozitive Kosovës.

Kosova do të përballet me Çekinë të shtunën në “Fadil Vokrri” në mungesë të shumë lojtarëve titullar si: Arbër Zenelit, Milot Rashicës, Benjamin Kolollit, Herolind Shalës e Hekuran Kryeziut, të cilët do të mungojnë edhe me 10 shtator kundër Anglisë.

Mirëpo, futbollisti Florent Hadërgjonja përmes një postimi në Facebook, është shprehur se është i gatshëm për t’i ndihmuar “Dardanët” kudo që trajneri e vendos në fushë.

I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja”, ka shkruar ai në Facebook.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën Kosova do perballet me Çekinë që ka gjashtë pikë, ndërsa ndaj Anglisë luajnë si mysafirë me 10 shtator.  Anglia i prin grupit me gjashtë pikë po ashtu. /21Media