Dukovski: Çdo njeri meriton të drejtën e jetës

Dukovski: Çdo njeri meriton të drejtën e jetës

Bojan Jovanovski – Boki 13 i shtrirë në krevatin e ndihmës së shpejtë doli nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

Jovanovski pak para orës 12:00 arriti në Prokurori për të dhënë dëshmi për rastin “Reket”, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dashur ndërhyrja e ndihmës së shpejtë.

Sasho Dukovski, avokati i Jovanovskit tha se klienti i tij nuk arriti të jap dëshmi pasi që ka pasur të vjella dhe është rrezuar.

Ndodhi një skenë e vështirë, ajo çfarë ndodh 40-50 ditë. Filloi me të vjella dhe u rrëzua, dhe nuk ishte në vetëdije. Erdhi ndihma e shpejtë dhe e dërguan në spital. Prokuroria dhe unë nuk jemi mjekë, atë çka pamë nuk ishte e këndshme çdo njeri meriton të drejtën e jetës”, tha Sasho Dukovski.

I dyshuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski – Boki 13, sot do të jepte dëshmi para prokurores Vilma Ruskoska.

Prokuroria dy javët e fundit ka shqyrtuar dëshmitë, ekspertizat e celularëve, si dhe deklaratat e dëshmitarëve./21Media