Ndërpritet seanca gjyqësore

Ndërpritet seanca gjyqësore

Seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Pjetër Nrecaj i është përkeqësuar gjendja.

I dyshuari është dërguar me autoambulancë në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është parë i shtrirë në barelën e ambulancës.

KALLXO.com raporton se përkeqësimi i gjendjes ka ndodhur pasi prokurori ka lexuar pretendimet e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

I dyshuari qëndroi i shtrirë në sallën e gjykimit ndërsa gjykatësi ka urdhëruar publikun të dalë jashtë deri kur të vijë ambulanca.

Mark Nrecaj është arrestuar nën dyshimin se qëlloi për vdekje gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçe.