Sipas prokurorit i dyshuari nuk e kishte ditur qe edhe vajza e tij kishte vdekur

Sipas prokurorit i dyshuari nuk e kishte ditur qe edhe vajza e tij kishte vdekur

Pas tretmanit që e ka marrë në Spitalin e Gjakovës, Pjetër Nrecaj me urdhër të prokurorit është dërguar në spitalin e psikiatrisë forenzike në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga prokurori Agron Matjan.

“Mjekët kanë rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në psikiatri në Prishtinë. Gjendja e tij është përkeqësuar pasi qe i njëjti kishte kuptuar qe edhe vajza e tij kishte vdekur” ka thënë Matjani.

Ai ka shtuar se ka bere urdhëresë për dërgimin e tij ne qendrën e faranikes psikiatrike në Prishtinë. Sipas informatave te zyrtareve policore i dyshuari Pjeter Nrecaj është rrugës për ne spitalin psikiatrik Prishtinë me ndihmën e shpejte dhe njësinë speciale./kallxo.com