Hilton ishte në panik të madh

Hilton ishte në panik të madh

Paris Hilton në mënyrë aksidentale humbi unazën e saj të fejesës në vlerë dy milionë dollarë. Unaza fluturoi nga gishti i 37-vjeçares derisa ajo po argëtohej në një klub VIP të natës në Miami.

Fatmirësisht, unaza me diamant prej 20 karatësh është gjetur më vonë në një kovë me akull në një tjetër tavolinë.

Paris ishte së bashku me të fejuarin e saj Chris Zylka, i cili kërkoi nga stafi i klubit të gjenin unazën derisa Hilton kishte mbetur duke qarë.

“Paris ishte duke vallëzuar me duar përpjetë dhe për një minutë unaza e saj e madhe fluturoi në ajër”, tha një dëshmitar, duke shtuar se Hilton ishte në panik të madh.