Atij i konfiskohen edhe gjëra tjera në banesë

Atij i konfiskohen edhe gjëra tjera në banesë

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një dyshuari mashkull në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroin në peshë 4 kg e 101 gram, një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës ) një telefon celular, 150€ dhe 400 dinar të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./21Media