I hapin profil me emër të tij, reagon Isa Mustafa

“Çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i imi”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës, Isa Mustafa ka njoftuar qytetarët së është hapur një profil i rremë me emër të tij, në rrjetin social, Facebook.

Tani kuptova se dikush ka hapur nje profil te rremë, në emrin tim: https://www.facebook.com/profile.php?id=100034252412816 Çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i imi. Unë shfrytëzoj vetëm adresën e deritanishme zyrtare.  Faleminderit në mirëkuptim! “ , ka shkruar i pari i LDK-së në profilin zyrtar të tij në rrjetin social, Facebook.

Profili i rremë në emër të Isa Mustafës në Facebook deri më tani ka 12 shokë dhe vetëm dy postime, në të cilat nuk shprehet ndonjë qëndrim në emër të Mustafës, por vetëm një fotografi e tij dhe LDK-së./21Media

Back to top button