Grabitje e armatosur në Ferizaj

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pas mesnatës në një shtëpi në Ferizaj.

Sipas policisë rasti është raportuar sot rreth orës 02:30.

Hajnat nën kërcënimin e armës kanë grabitur para të gatshme dhe kanë ikur.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dy persona kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë./21Media