I jepet lamtumira e fundit atdhetarit Rexhep Berisha

Do të mbahet edhe akademi përkujtimore

Nesër i jepet lamtumira e fundit babait të Heroit të Kombit Nuhi Berisha, Rexhep Berisha. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Gjilan, në ora 16:30.

Po nesër, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, Kuvendi Komunal i Gjilanit, mban akademi komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha.

Atdhetari Rexhep Berisha ka vdekur më 28 qershor 2017.

Back to top button