Policia arrestoi tre persona

Policia arrestoi tre persona

Një rast i rrëmbimit të një personi është raportuar të premtën rreth orës 12:15, në Mitrovicë. Lidhur me këtë policia ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin rrëmbyer viktimën, por për ta liruar atë përmes telefoni vëllait të viktimës ja kishin kërkuar 20 mijë euro.

Nga njësitë policore është takuar dhe liruar viktima, kurse pas intervistimit dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe i treti është liruar në procedurë të rregullt./21Media