Krijime të veçanta

Krijime të veçanta

Ky artist paraqet karakteret dhe shenjat e filmit “Game of Thrones” përmes lapsave për të gjithë adhuruesit e kësaj serie të famshme.

Natyrisht, shenjat e shtëpive të Westeros, bartësi i bardhë, mbreti i natës, dragonët dhe froni i hekurt.

Për të krijuar skulptura të tilla unike miniaturë, përdor një thikë artizanale të zakonshme, një zmadhues dhe një mikroskop për të shtuar detaje të vogla, transmeton rtv21.tv.

“Unë mendoj se pjesa më e përpunuar nga ekspozita “Game of Thrones”, ishte Fronti i Hekurt. M’u deshën tri tryeza dhe tri javë për të krijuar pjesën përfundimtare. Skulptura Titan e Braavos ishte gjithashtu e vështirë, pasi kishte shumë detaje të brishta dhe të ndërlikuara në atë copë”, tha krijuesi i këtyre veprave.

Mbështetur nga HBO Asia, skulpturat e tij te Thrones me mikrofaqe u prezantuan kohët e fundit në Singapor dhe Kuala Lumpur, Malajzi dhe në Bangkok, Tajlandë./21Media