Përcillet nga kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë

Përcillet nga kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë

Albert Cara, personi i vetëm nga radhët e familjes Cara, që u gjet i gjallë në rrënojat e banesës së tij në Thumanë është nisur drejt Italisë për mjekim të specializuar.

Ai u nis nga aeroporti Rinas këtë të premte.

Në aeroport ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Alberti humbi në tërmetin e 26 nëntorit, bashkëshorten e tij, dy djemtë, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën./vizionplus