Shoqërohet në Polici drejtuesja e mjetit

Shoqërohet në Polici drejtuesja e mjetit

Një aksident u shënua sot rreth orës 12:45 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Drejtuesja R. A. ka aksidentuar shtetasin e mitur K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësorë dhe sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./21Media