I mituri u dërgua në spital

I mituri u dërgua në spital

Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar dje rreth orës 17:45 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Sipas policisë viktima i mitur ka informuar se persona të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një video lojë (playstation).

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa bëhet e ditur se njësia përkatëse policor është duke hetuar rastin./21Media