I dyshuari dërgohet në mbajtje

I dyshuari dërgohet në mbajtje

Një rast vjedhjeje është raportuar dje rreth orës 17:50 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Sipas policisë një i mitur është si i dyshuar lidhur për rastin në fjalë.

Një person është ankuar në polici se Ankuesi se persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast i kanë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur, ku është kontrolluar- bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë./21Media