I moshuari vdiq nga gripi në Klinikën Infektive

Rasti i dytë vdekjeprurës nga gripi

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, ka vdekur një pacient 85-vjeçar me bronkopeumoni masive si komplikim nga gripi i tipit AH1. Pacienti kishte edhe demencë dhe paraprakisht ka vuajtur nga tuberkulozi, njoftojnë nga ky institucion shëndetësor publik.

Ky është rasti i dytë vdekjeprurës nga komplikimi nga gripi pas rastit të javës së kaluar kur një vajzë ndërroi jetë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve.

Nga Reparti për mjekim intensive, siç thonë nga Klinika, në gjendje rrezik për jetë është një pacient 38-vjeçar, i cili ka peumoni masive dhe është në ventilim mekanik me grip të konfirmuar të tipit AH1.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive njoftojnë se tek ata janë të hospitalizuar 47 pacientë me fotografi klinike të gripit dhe kimplikimeve, prej të cilëve katër janë të konfirmuara në laborator. Janë kontrolluar 38 pacientë me fotografi klinike të gripit, prej të cilëve dy pacientë me bronkopeumoni si komplikim janë mbajtur për mjekim në spital. Pjesa më e madhe e pacientëve janë të moshës nga 15 deri në 64 vjeç./TV21

Back to top button