“I ndotur” ajri në Prishtinë
10 Nëntor 2019
Cilësia e ajrit në qendër të Prishtinës
Cilësia e ajrit në qendër të Prishtinës
Ndotja e ajrit është problem me të cilin Prishtina po përballet tash e sa vite.
Kohë më parë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s – “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, janë vendosur monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë: në sheshin “Nënë Tereza”, afër MASHT-it, tek ish-Rilindja dhe përballë katedrales “Nënë Tereza”.
Monitorët do t’i ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që t’i monitorojnë nivelet e ndotjes së ajrit në kohë reale. Njëri nga këta monitorë të vendosur në qendër të qytetit sonte tregon se ajri është i ndotur.
Ndryshe, shkaktarët e ndotjes së ajrit përmenden të jenë veturat e shumta që qarkullojnë në qytet, ndërtimet e shumta, mungesa e hapësirave të gjelbra, ngrohja me qymyr, por edhe të tjera.