I dyshuari po kërkonte ndihmë mjekësore

I dyshuari po kërkonte ndihmë mjekësore

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar një infermiere në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur dje në ora 19:28 në rrugën e Pejë në Fushë Kosovë, derisa i dyshuari që po kërkonte ndihmë mjekësore, në shenjë pakënaqësie, ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kërcënuar një infermiere.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media