Poezi nga Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

I PËRNDJEKURI I DASHURISË

Une jam i burgosuri yt,
Rroj me prangat qe ti më ke vënë,
Po çudi as qelia s’më mbyt,
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë.
Kur ti prangat m’i hodhe në mish,
Unë i putha duart e tua,
Është rast i pashembullt ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua.
I përndjekuri yt erotik,
I përndjekur të mbetet gjithmonë,
Erotim i mirë a i lig,
Hidhmi duart në fyt, torturomë.
Ky burgim sa do zgjasë s’e di,
I përjetshëm do kisha dëshirë,
Vec ti eja më shih në qeli,
Të përndjekurit tënd i vjen mirë.