Poezi nga Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që t’i më ke vënë
Po çudi as qelia s’më mbyt
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë
Kur t’i prangat m’i hodhe në mish
Une i putha duart e tua
Eshtë rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua
I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë
Ky burgim sa do zgjasë s’e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Vec ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.