Një storie e veçantë

Një storie e veçantë

Colton Vaters, 23-vjeçar, i propozoi fejesë fshehurazi për gjashtë javë radhazi të dashurës së tij duke e fshehur një unazë diamanti, para se përfundimisht t’i propozonte asaj.

23-vjeçari bleu një unazë fejese pesë muaj më parë dhe po planifikonte me shumë emocion se si do t’i propozonte të dashurës së tij, Danielle Campbell, 25-vjeçare.

“Doja ta dokumentoja (e dija që edhe ajo do), kështu që fola me disa anëtarë të familjes së saj”, tha Colton nga Ontario e Kanadasë.

“Bëra disa hulumtime për propozime dhe mendova se duhet të realizojë fotografi të saj për ta kapur reagimin e saj. Edhe asaj i pëlqen të realizojë fotografi, kështu që nuk ishte e dyshimtë kur e pyeta nëse do”, tha ai.

Ai u inspirua nga storia e një 30-vjeçari, i cili u bë viral në rrjete sociale, i cili shpenzoi rreth një muaj duke i propozuar fejesë së dashurës së tij, Cally Read, duke mos e ditur ajo, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

“E merrja unazën me vete kudo që shkoja dhe realizoja fotografi pa e ditur ajo. Po ashtu e lija unazën kudo për periudha të shkurta kohore”, tha ai.

Ai e vendosi unazën në çantën e saj, derisa ajo po flinte, edhe në koleksionin e bizhuterive, madje edhe në veturën e saj.

Nganjëherë ai e linte unazën në të njejtin vend për disa ditë, ndërsa ajo nuk dyshonte fare.

Ai realizoi fotografi të shumta deri në momentin kur përfundimisht i propozoi një mëngjes. Ajo u befasua kur e pa unazën, por edhe më shumë u shokua kur ai ia tregoi katalogun e fotografive, përcjell rtv21.tv

Çifti ndau një fotografi mahnitëse bashkë, teksa Cally e vendosi unazën në dorën e majtë, për të dëshmuar se fejesa shkoi mirë./21Media