Kur Loredana i kishte flokët e zeza

Kur Loredana i kishte flokët e zeza

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it, shkruan rtv21.tv

Përveç për muzikën që bën, Loredana komentohet shumë edhe për paraqitjen e saj si në koncerte ashtu edhe në videoklipe.

Mirëpo, Loredana vite më parë dukej shumë më ndryshe nga tani.

Në rrjetin social Instagram, faqja ‘Vipat e Bllokut’ ka publikuar një fotografi të Loredanës të shkrepur para se ajo të bëhej e famshme.

Ndryshe,  Loredana Zefi në muajin maj zuri vend në mediat zvicerane si dhe ato kosovare, për shkak të akuzave të një çifti zviceran. Çifti zviceran e akuzuan reperen për mashtrim dhe zhvatje parash, por krahas gjithë këtyre ajo nuk u ndal.

Së fundmi Loredana publikoi albumin e ri me titull “King Lori”, i cili po pritet shumë mirë nga publiku./21Media