29 vjeçari po trajtohet në SQU

29 vjeçari po trajtohet në SQU

Një 29-vjeçar ndodhet në gjendjetë rëndë për jetën, pasi në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, rreth 03:50, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jeton.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, tek pallati “Midarol” në Tiranë.

29-vjeçari me inicialet B.H, ndodhet në SQU dhe është në gjendje të rëndë.

Policia ka njoftuar se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.