"Kurrë s'kam replikuar me asnjë koment, po kjo është e pavërteta më e shëmtuar që më kanë lexuar sytë"

Loading...

“Kurrë s’kam replikuar me asnjë koment, po kjo është e pavërteta më e shëmtuar që më kanë lexuar sytë”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur, Bes Kallaku kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018 martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Deri tani në rrjetet sociale në të cilat tregohen mjaft aktiv, Xhensila dhe Besi nuk kanë publikuar asnjë fotografi, ku shihet fytyra e vajzës së tyre dhe për këtë ata kanë marrë reagime nga ndjekësit e tyre, shkruan rtv21.tv

Mirëpo, një koment që i ka bërë nga një ndjekës që supozon se vajza e tyre është me sindromë dhe për atë nuk e bëjnë publike, Xhensila ka shpërthyer me një replikë.

Xhensila ka thënë se vajza e tyre gëzon shëndet të plotë, dhe se kjo çka ka lexuar është e pavërteta më e shëmtuar që ka lexuar.

“Njeri i ndyrë, njeri psiqik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duan ta bëjnë pis as portalet, as shpirtat e humbur si puna juaj. Kurrë s’kam replikuar me asnjë koment, po kjo është e pavërteta më e shëmtuar që më kanë lexuar sytë. Për të gjithë plerat e sëmurë si puna juaj, ferri është pak, që prekni në pastërtinë e engjëjve më të pavërtetat më monstruoze. Të shpikej deri kti, kurrë”, kështu është përgjigjur Xhensila.

 

Ndryshe, “Sekreti im” është projekti i fundit muzikor që Xhensila ka sjell në bashkëpunim me Pirro Çakon. Kënga e publikuar në fillim të muajit mars ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media