I vdekuri afër Liqenit ishte inspektor i Komunës së Prishtinës

Ahmeti jep detaje për viktimën

Mbrëmë rreth orës 21:50 në afërsi të Liqenit të Badovcit është gjetur një trup i pa jetë.

Pas konfirmimit të vdekjes nga ekipi i emergjencës, trupi i pa jetë është përcjellë në Mjekësinë Ligjore, ndërsa Policia po zhvillon hetimet rreth rastit.

Viktima është inspektor i pyllit të Komunës së Prishtinës. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari Shpend Ahmeti.

Ai ka treguar se viktima ishte njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit, ndërsa tha se në trupin e tij ka pasur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ahmeti ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, duke u premtuar përkrahje në këto momente të vështira për ta.

Kryetari kërkoi nga Policia që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë.

Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”, shkroi ai./21Media

Back to top button