I vodhi çantën nga makina, arrestohet i dyshuari

I dyshuari është ndaluar për 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të vjedhjes dhe dy të tjerë për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

“Më datë 22.12.2019 rreth orës 00:10, në stacionin policor Pejë, viktima e rastit shtetase e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se me datën 21.12.2019 rreth orës 21:45 ishte ndalur ne rrugën ’Adem Jashari’ dhe kishte hyre në marketin Fresh, veturën e saj e kishte lenë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale. Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

Sot me rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’.

I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë./21Media

Back to top button