I vranët dhe reshje të lehta të borës

Mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore, parashihet për ditën e premte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, ndërsa masat e ajrit do të jenë aktive pothuaj gjatë gjithë ditës, e që do të jenë në favor të
cilësisë së ajrit, thuhet ne raportin e Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves./21Media

Back to top button