I vrari ishte i njohur për Policinë dhe Prokurorinë

I vrari ishte i njohur për Policinë dhe Prokurorinë

Personi i vrarë gjatë një grabitjeje në shtëpinë e një mërgimtari në Shtime është i biri i B. F., zyrtar në Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

“B. F. është baba i të vrarit, është polic në Graçanicë, është afër pensionit”, ka konfirmuar kryeprokurori Jashari për Kallxo.com

Ai poashtu ka konfirmuar se personi që ka mbetur i vrarë gjatë një grabitje në Shtime ishte i njohur për Policinë dhe Prokurorinë. Ai kishte kryer 41 vepra penale, 90% e të cilave kishin të bënin me lëndë narkotike.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës disa persona dyshohet se ia kishin mësyrë shtëpisë së një mërgimtari në Shtime për grabitje. Njëri nga ta mbeti i vdekur, ndërsa të tjerët u arratisën./kallxo.com