Don Elliott tri herë i është gjetur në vështirësi shokut të fëmijërisë

Don Elliott tri herë i është gjetur në vështirësi shokut të fëmijërisë

Është e pazakontë për dikë që të ketë një mik të ngushtë për 55 vjet. Dhe akoma më shumë, t’i shpëtojë jetën. Kyle Brandt ka pasur një mik të tillë, Don Elliott-in, që nga klasa e katërt dhe ai i shpëtoi jetën jo një herë, por tri herë.

Ata ishin takuan në shkollë dhe ishin bërë menjëherë miq. Ata diplomuan së bashku, punuan së bashku dhe jetojnë pranë njëri-tjetrit në Chippewa Falls.

Herën e parë që Brandt i ka shpëtuar jetën e Elliott-it ishte gjatë shkollës së mesme. Brandt po luante kur kishte parë shokun e tij në mes të pishinës duke u fundosur në ujë dhe e kishte lajmëruar babain e tij.

Elliott kishte ngërç në këmbë dhe nuk po notonte dot. “Nuk mbaj mend shumë çfarë ndodhi. Por nuk e di se do të kisha mbijetuar pa babanë e Kyle.”, ka thënë Elliott.

Dhe herën e dytë ishte kur ishin përplasur me motor rreth 20-vjeç kur Brandt kishte marrë një copë dhe ia kishte vendosur në kokë Elliott-it për të ndaluar gjakderdhjen dhe kishte telefonuar ambulancën.

Ata kishin qëndruar 45 minuta në rrugë derisa kishte ardhur ambulanca. Elliott kishte qëndruar në spital për tri ditë. Kur ishte zgjuar nuk njihte prindërit, të dashurën e tij në atë kohë, madje edhe Brandt-in. Por, atij i ishte rikthyer shpejt kujtesa dhe ishte larguar nga spitali pa asnjë lëndim.

Dhe, vetëm dy muaj më parë, Brandt ia ka dhuruar veshkën Elliott-t. Për shkak të një gjendje gjenetike, veshkat e Elliott kishin dështuar dhe mjekët i kanë thënë se do të duhej të bënte transplant për të jetuar.

Brandt tha se kur mësoi se shoku i tij ishte në nevojë nuk e mendoi dy herë për t’ia shpëtuar jetën.

Elliott, 68 vjeç vuan nga sëmundja polikistike e veshkave (PKD), një çrregullim gjenetik që bën që cistet e mbushura me lëng të rriten në veshka. Cistat mund të ndryshojnë formën e veshkave, duke zvogëluar funksionimin e tyre dhe çuar në dështimin e veshkave./oranews