Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Një person i dyshuar për marrje të parave si kompensim për “ngacmim të bashkëshortes”, është arrestuar dje.

Sipas policisë rasti kishte ndodhur më 1 tetor në Fushë Kosovë.

“Nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media