Ndodhi në Gjilan

Ndodhi në Gjilan

Një person nga Gjilani është ankuar dje në polici se një i dyshuar ia ka ngacmuar seksualisht gruan dhe vajzat e tij.

Sipas ankuesit ngacmimi ka filluar prej 17 shtatorit.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar qe tri ditë radhazi është duke ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij”, ka konfirmuar policia.

Pas kësaj Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, megjithatë ai përfundoi në repartin psikiatrik.

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore psikike është ndaluar në repartin psikiatrik nën mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raportin e policisë./21Media