Ia theu dritaren e shtëpisë, pastaj e kërcënoi përmes rrjeteve sociale

I dyshuari është arrestuar

Në Pejë është arrestuar i dyshuari, pasi që fillimisht me një shishe prej qelqi ka dëmtuar dritaren e shtëpisë së viktimës, e më pas përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media

Back to top button