Në Iran është e ndaluar që gratë të hyjnë në stadium

Në Iran është e ndaluar që gratë të hyjnë në stadium

Një grua iraniane ia vuri flakën vetes para gjykatës.  Ajo u arrestua pasi qe provoi të hynte në stadium e maskuar si mashkull.

Sahar Khodayari, u arrestua në mars të këtij viti pasi provoi të hynte në stadium e maskuar si mashkull. Ajo qëndroi në burg për tri ditë më pas u lirua me kusht dhe priti gjashtë muaj për seancën e saj gjyqësore, transmeton rtv21.tv.

Por kur ajo u paraqit në gjyq zbuloi se seanca është shtyrë përsëri. Teksa po merrte telefonin e saj dëgjoi nga dikush se nëse ajo shpallet fajtore do të dënohej me burg prej gjashtë muaj deri në dy vjet. Për këtë arsye ia vuri flakën vetes pra gjykatës dhe më vonë vdiq në spital.

Fansat iranian të futbollit kanë filluar një fushat kundër këtij fenomenin. Për këtë çështje ka reaguar edhe kapiteni i kombëtares së futbollit në Iran, ku përmes një postimi ka thënë se “Ky është një rregull i vjetruar dhe në kohën tonë nuk ka kuptim”.

Që nga viti 1981 gratë iraniane nuk kanë guxuar të hyjnë në stadium për të shikuar lojtarët meshkuj. E vetmja herë që gratë iraniane janë lejuar në stadium është gjatë botërorit të viti të kaluar./21Media