Policia po e heton rastin

Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Mitrovicës një grua ka raportuar se nga persona ende të panjohur i janë vjedhur 25 pëllumba vlera e të cilëve është rreth 800 euro.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00, në rrugën “Anke Spajic” në Mitrovicë.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin./21Media