Mustafa ka përkujtuar Presidentin Historik Ibrahim Rugova

Mustafa ka përkujtuar Presidentin Historik Ibrahim Rugova

Për nder të ditëlindjes së 74-të, të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Presidentin Historik duke e nderuar atë me fjalët më të mira.

Mustafa gjithashtu ka përmendur edhe punën e Ibrahim Rugova e bëri për themelimin e shtetit të Kosovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova, ishte themeltar i shtetit të Kosovës, burri i madh i këtij vendi, vizionar, i mençur, burrë i urtë dhe me intelektin e pashoq, e udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e këtyre aspiratave shekullore. Ibrahim Rugova, padyshim ishte arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe bëri shumë miq të politikës botërore”, ka deklaruar Mustafa.

Tutje ai ka vazhduar duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë të shkojë rrugës së Presidentit Rugova.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.

Ish – presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006./21Media