Ibrahim Tatlises godet djalin e madh

Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të famshëm në Turqi. Ibrahimi vazhdimisht është pjesë e mediave turke, si për muzikë, por edhe për jetën e tij personale.
Një postim në rrjetet sociale javën e kaluar u bë mollë sherri mes Ibrahimit dhe djalit të tij të madh.
Ibrahim Tatlises,  për ditën e baballarëve në rrjetet sociale, kishte shkruar “Babai është i dashur. Ata që nuk e vlerësojnë babanë janë djali i budallait”. Ky postim u mor si deklaratë goditëse për djalin e tij Ahmet Tatlıses, me të cilin nuk ka kontakt.
Ahmet Tatlıses iu përgjigj akuzave të babait të tij dhe tha për të atin: “Më janë shtuar dyshimet për shëndetin e tij mendor”.
Nga ana tjetër Ibrahimi reagoi duke u lidhur me telefon në një emison në Beyaz TV duke thënë se kur u qëllua në kokë në vitin 2011 Ahmeti shkoi direkt në kompani dhe zbrazi kasafortën. “Pse nuk e bëjnë fëmijët e tjerë, po ai e bën”.

Tutje Ibrahimi tregoi se me nënën e Ahmetit janë ndarë 45 vjet më parë, por kujdesi ndaj tyre ka vazhduar gjithmonë, ani pse është keqperdorur.
“Unë nuk viktimizoj asnjë grua, gjithçka që kam është e tyre. Ahmeti, është ai që ka bërë tradhtinë më të madhe. Nuk e di se çfarë duan nga unë. Unë jap gjithçka, ende nuk mund ta heq qafe. Unë jam 70 vjeç, ende dal në skenë. Unë kam pasur mjaft. Duhet të merrem me shëndetin tim apo të merrem me ta? Jam i kënaqur me të gjithë fëmijët e mi, përveç më të madhin”, deklaroi ndër tjera Tatlises.
Këngëtari 70 vjeçar ishte martuar 4 herë dhe kishte fëmijë nga secila prej bashkëshorteve të tij. Ibrahimi është baba i shtatë fëmijëve./21Media 

Back to top button