"Ju keni mbetur në zemrën time, më mungoni shumë"

“Ju keni mbetur në zemrën time, më mungoni shumë”

Milani ndodhet në Los Angeles ku do të përballet në miqësoren e luksit përballë Manchester United.

Por Ibrahimovic shpesh herë ka shprehur dashurinë e tij të madhe dhe simpaninë për tifozët dhe klubin e Milanit.

Këtë herë “bomberi” suedez ka një mesazh për tifozët kuqezi.

“Përshëndetni të gjithë tifozët e Milanit, unë shpresoj se jeni mirë. Ju keni mbetur në zemrën time, më mungoni shumë. Fat i mbarë, unë jam gjithmonë me ju, një përshëndetje e madhe”, tha Ibrahimovic.

Suedezi ishte pjesë e Milanit gjatë viteve 2007-2009, kohë kur u shpall kampion i Italisë me “Rosonerët”.